Ivan Rakitic thuhet se ka refuzuar kalimin te Manchester Unitedi dhe Juventusi.
Mesfushori kroat nuk dëshiron largimin nga Barcelona në këtë afat kalimtar të janarit, duke pritur që sezoni të përfundojë.
Quique Setien thuhet se i ka bërë me dije lojtarit që nuk është në planet e tij, por e ka lejuar që të qëndrojë deri në fund të edicionit.
Sport raporton se Rakitic ka refuzuar ofertën e Djajve të Kuq dhe atë të Zonjës së Vjetër, vetëm që të qëndrojë në Camp Nou.
Lojtari nuk ka interesim që t’i bashkohet ndonjë skuadre në këtë dimër, duke qëndruar deri në fund të sezonit me Blaugranasit. /Telegrafi/