Telegrafi

Rakitic nxjerr në shtije shtëpinë në Barcelonë, dërgon fëmijët në kurse intensive të gjuhës frënge: Kroati drejt PSG-së

Ivan Rakitic pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra katalunase.

Mesfushori 30-vjeçar raportohet se ka hidhëruar zyrtarët e ekipit me lëvizjet e tija të fundit.

Kroati thuhet se ka nxjerrë në shitje shtëpinë që e posedon në qytetin turistik të Barcelonës.

Më pas u paraqitën informata se lojtari kishte regjistruar fëmijët në një shkollë franceze, duke sugjeruar se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Gjithashtu thuhet se ka rënë dakord me liderët e klubit që mund të shkojë nëse dikush ofron kompensim prej 125 milionë eurosh dhe duket se – në fshehtësi të plotë – gjithçka tashmë është arritur me PSG-në!

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që harruan shkëlqimin e tyre në Rusi

Paraja nuk është problem për parisienët, në praktikë, ata kanë nevojë për lojtarë me përvojë në mesfushë.

Të paktën disa media spanjolle thonë këtë, por ka pak shpresë se lojtari do të mbetet te kampioni spanjoll.

Ndryshe, Rakitic deri më tani është paraqitur 149 herë për Barçën dhe ka shënuar 23 gola. /Telegrafi/