Mesfushori kroat, Ivan Rakitic e ka pranuar për herë të parë se mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.
Këto deklarata vijnë në një momentin kur mediat flasin për oferta të shumtë në drejtim të tij nga klube të mëdha.
Ardhja e Frenike de Jong dhe paraqitja e mirë e Arthur edicionin e kaluar mundt’ia zvogëlojnë minutat kroatit.
“Jam shumë mirë dhe i lumtur te Barcelona, por jam i hapur ndaj çdo mundësie”.
“Kam ende shumë vite kontratë me katalunasit, por ofertat e klubeve të tjera më bëjnë krenar, pasi do të thotë që po e bëj mirë punën time”, ka thënë Rakitic.
Interi, Manchester United e Paris Saint Germain, të cilët janë gati të bëjnë ofertë në vlerë 50 milionë euro te Barcelona për kroatin. /Telegrafi/