Ivan Rakitic thuhet se nuk ka të ardhme më te Barcelona, pasi startin e sezonit e ka filluar nga banka rezervë.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, transferimi i mundshëm i mesfushorit kroat nga Blaugranasit te Juventuzi ka lëvizur edhe për një hap më afër.
Finalisti i Kupës së Botës u la
në bankën rezervë në fitoren e skuadrës katalunase 5-2 ndaj Real Betisit në fundjavën që shkoi, e që këto janë sinjalet e para se ai mund të largohet.
Ernesto Valverde thuhet se nuk ka besim në Rakiticin dhe po mundohet që ta largojë para 2 shtatorit, atëherë edhe kur mbyllet afati kalimtar.
Juventusi tashmë është në bisedime me Barcelonën për transferimin e mundshëm të kroatit, mirëpo do u duhet që të largojnë ndonjë lojtar për ta financuar transferimin e tij.
Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar veror e ka kompletuar transferimin e Adrien Rabiotit dhe më parë të Aaron Ramseyt me parametra zero, e që mesfusha është tejet e ngarkuar.
Blaise Matuidi mund të jetë ai që do t’i hap rrugë transferimit të Rakiticit në Allianz Stadium. /Telegrafi/