Barcelona e ka realizuar edhe golin e dytë kundër Juventusit në Camp Nou.
Katalunasit e kanë nisur në mënyrë të rrezikshme fraksionin e dytë dhe kanë arritur ta dyfishojnë epërsinë.
Lionel Messi vazhdon të jetë lojtari kryesor në këtë takim, pasi nga një aksion i tij u shënua edhe ky gol.
Golashënues ishte Ivan Rakitic, i cili e priti një top të kthyer për të realizuar (56’). /Telegrafi/