Site icon Telegrafi

Rakitic dëshiron të transferohet te Juventusi në janar

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic thuhet se ka ndarë mendjen e largimit nga Camp Nou dhe transferimin te klubi i ri gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli kroat nuk po luan rregullisht këtë sezon pasi vendi i tij tashmë është zënë nga dyshja e talentuar, Frenkie de Jong dhe Arthur.

Paraqitjet e tij të pakta kanë bërë që Rakitic të mendoj largimin në Barcelona në afatin e janarit, edhe pse një kohë e mohonte një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Rebelimi i zëvendësuesve te Barcelona – lojtarët që e dëshmuan se meritojnë më shumë minuta

Sipas mediumit italian Calciomercato, kroati ka bërë Juventusin destinacionin e tij të preferuar në afatin janarit.

Juventusi ka qenë të etur për të nënshkruar me reprezentuesin e Kroacisë që nga vera dhe ende po e ndjekin atë.

Ndërsa Inter është gjithashtu i interesuar për ta nënshkruar atë, por Rakitic thuhet se ka vendosur Juventusin, të cilët pritet të largojnë një nga mesfushorët e tyre për t’ia bërë një vend yllit kroat. /Telegrafi/

Exit mobile version