Telegrafi

Rakiq: Qeveria nuk mund të formohet pa Listën Serbe

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të krijohet pa qenë Lista pjesë e saj.

“Ajo që dihet është se pa Listën Serbe nuk mund të krijohet Qeveri. Ne nuk do të jemi ata që do të bllokojmë procesin. Ju mbetet shumicës politike shqiptare ta kryejnë procesin. Por mandatin Listës Serbe, ia kanë dhënë qytetarët dhe popullata serbe që jetojnë Kosovë”, ka thënë ai para mediave.

Lexo po ashtu Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit - Kurti kërkon caktimin e seancës për votimin e qeverisë

Ndryshe, të premten do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare për votimin e Qeverisë. Mbledhja do të fillojë në ora 09:00./Telegrafi/