E plotësuar: Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është larguar nga takimi me koalicionin PDK-AAK-NISMA dhe AKR (PANA), pasi deri në këto momente nuk kanë arritur marrëveshjen për çështjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Partia serbe këmbëngul që ta drejtoj këtë ministri, por AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk pranon ta lëshojë këtë dikaster, raporton lajmi.net.
Mbetët të shihet nëse ndonjëra palë do të heq dorë në mënyrë që të arrihet marrëveshja.
———————————————-
RAKIQ DEL NGA TAKIMI, NUK DEKLAROHET PËR MEDIA
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka dalë nga takimi me përfaqësuesit e koalicionit PAN-it dhe AKR-së.
Ai nuk ka dalë kah hyrja kryesore e hotelit Swiss Diamond” ku është mbajtur takimi, për të mos u përballë me mediat.
Rakiq ishte në takim me krerët e koalicionit PAN që nga paraditja e ditës së sotme