Site icon Telegrafi

Raketat, prodhim britanik me të cilat ukrainasit godasin forcat ruse – pasi u përshtaten për t’u ‘hedhur’ nga automjetet e vogla

Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, arma është përshtatur për t’u qëlluar nga automjete të vogla në fushën e betejës ukrainase në vend që të përdoret nga aeroplanët luftarakë, dronët e anijeve detare – siç është projektuar.

Dhe pamjet e publikuara nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës tregojnë Brimstone të fuqishme – dhe gjithashtu arma portative antitank e gjeneratës së re NLAW.

Pamjet e shpërndara nga ushtria e Ukrainës treguan raketat duke u gjuajtur në objektiva. Pamjet dukej se ishin një përmbledhje e pamjeve testuese dhe pamjeve të fushëbetejës.

Lexo po ashtu Synimi i Turqisë "nuk është të bllokojë" anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, thotë Stoltenberg

Ato thuhet se shfaqën momentet kur raketat fluturonin nëpër ajër me shpejtësi të madhe përpara se të përplaseshin në objektivat e tyre, duke shkaktuar shpërthimin.

Një deklaratë të dielën nga ukrainasit është vlerësuar mbështetja nga aleatët e huaj të vendit, veçanërisht dërgimin e armëve dhe trajnimin pasues për përdorimin e pajisjeve të tilla.

Kjo, tha Ukraina, i vendos ata në rrugën e fitores kundër Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version