Telegrafi

“Raketat po vijnë”: Momenti kur korrespondentja e BBC u detyrua të braktiste transmetimin e drejtpërdrejtë nga Izraeli

Një korrespondente e huaj e BBC-së u detyrua të braktiste transmetimin e saj të drejtpërdrejtë nga Izraeli, pasi sirenat paralajmëronin për një sulm të dyshuar me raketa.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lyse Doucet, korrespondentja kryesore ndërkombëtare e BBC-së, po i jepte audiencës së saj një përditësim drejtpërdrejt nga Izraeli jugor të mërkurën kur sirenat filluan të paralajmëronin për një sulm të afërt të Hamasit, ndërsa ajo tha: “Kjo është situata tani që…”.

Por ajo ndërpritet nga një zë jashtë kamerës duke bërtitur: ‘Ik, Ik, Ik’.

Dhe në zërin e saj vërehet paniku teksa tha: ‘Raketat po vijnë’.

Ajo dhe ekuipazhi i saj më pas shkuan në një makinë aty pranë, përpara se transmetimi në kanalin BBC News të ndërpresë pamjet e njerëzve që ecin nëpër një rrugë. /Telegrafi/