Site icon Telegrafi

Raja Asllani në TM kids, vajza plot mirësi që ka pasion kujdesin ndaj kafshëve

Shtatë vjeçarja Raja Asllani nga qyteti i Shkupit, ishte mysafirja jonë e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids.

Raja rrëfeu për ne, pasionet, dëshirat dhe synimet e saja. Sikur të ishte një vajzë rritur, ajo u tregua shumë bashkëpunëtore me ekipin tonë. Raja tregoj se është një nxënëse e shkëlqyeshme dhe e përkushtuar në mësime, megjithëse krahas detyrave të shtëpisë, gjente kohë edhe për lojra në telefon.

Ajo në TM kids tregoi pasionin e saj për kujdes ndaj kafshëve, duke shfaqur anën e saj humane dhe tepër të kujdesshme. Në të ardhmen, Raja dëshironte të bëhet veterinare, madje dashurinë e saj për kafshët e kishte shtuar edhe qenushi që ajo e ka, teksa për ditëlindje dëshironte një mace. Raja tregoi se i pëlqen të vishet bukur, e poashtu kishte dhe një fustan të preferuar nga garderoba e saj.

Ajo tha se dy prindërit e saj gatuajnë për mrekulli dhe gatimet e tyre ajo i shijon me shumë ëndje. Shumë gjëra interesante tha Raja në tregimin e saj. Ne u kënaqëm shumë, ndërsa lexuesit mund ta ndjekin emisionin me Rajën në linkun e vendosur poshtë.

Exit mobile version