Telegrafi

Raiola: Unitedi e ka rrënuar Pogban, ai ka nevojë për një klub si Juve

Mino Raiola ka nisur kritika në drejtim të Manchester Unitedit duke thënë se Djajtë e Kuq e kanë rrënuar Paul Pogban.

Mesfushori francez nuk po i kalon momentet më të mira në Old Trafford dhe tashmë kanë nisur sërish spekulimet për largimin e tij.

Lexo po ashtu Raiola: Unitedi duhet të fitojë trofe që Pogba të qëndrojë

Natyrisht që përfaqësuesi i tij është i gatshëm që ta largojë nga klubi anglez dhe kthimi i kampionit të botës te Juventusi është gjithmonë një opsion potencial.

Mino Raiola (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guiver)

“Nuk do ta dërgoja askënd më atje (te Manchester Unitedi). Ata do ta kishin rrënuar edhe Maradonan, Pelen e Maldinin.

“Paul (Pogba) ka nevojë për një skuadër dhe një klub si Juventusi në të cilin ka luajtur”, ka deklaruar Raiola për La Repubblica. /Telegrafi/