Telegrafi

Raiola thuhet se dëshiron që De Ligt të kalojë te Liverpooli

Matthijs de Ligt (Foto: Getty images/Guliver)

Mino Raiola, agjenti i mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, e sheh Liverpoolin si destinacionin e radhës të klientit të tij në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sipas Daily Mail, agjenti italian është duke punuar që kapiteni i skuadrës holandeze të transferohet në verë në Anfield Road.

The Mirror ditë më parë raportoi se Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë të majme për De Ligt, mirëpo Raiola mund t’i ndryshojë gjërat.

Mino Raiola, agjenti i Matthijs De Ligt (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Në garë për transferimin e mbrojtësit holandez janë edhe klubet, si Barcelona, Manchester United, Juventus e Manchester City, mirëpo Ajaxi kërkon 80 milionë euro nga shitja e tij.

Lexo po ashtu PSG pritet të bëjë ofertë të majme për De Ligtin

Raiola është duke preferuar që De Ligt të kalojë te Liverpooli, por që këta të fundit duhet të ofrojnë shumën që kërkohet nga klubi holandez.

Po ashtu, me transferimin e mbrojtësit në Anfield, The Reds duhet ta barazojnë me pagë atë me lojtarët, si Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/