Agjenti i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, Mino Raiola është në bisedime me Juventusin për ta kthyer atë në Torino.
Pogba nuk ka gjetur qetësinë dhe formën e duhur që nga transferimi i tij në vitin 2016 tek Djajtë e Kuq.
Kështu, emri i tij është përdorur gjithmonë rreth një largimi të mundshëm nga Old Trafford, ku ndër to edhe një rikthim te Juventusi.
Sipas mediumit italian Tuttosport, agjenti Raiola është në negociata aktive me Juven, ndërsa po përpiqet ta zhvendos Pogban te ish-klubi i tij.
Në të vërtetë, Raiola po punon për një transferim të trefishtë mes dy klubeve, ku përfshihen edhe Mario Mandzukic dhe Alex Sandro.
Me trajnerin e Unitedit, Jose Mourinho, i interesuar për sulmuesin e Juventusit Mandzukic dhe Sandron, Raiola është duke u përpjekur të krijojë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Pogban tek lëviz në drejtimin e kundërt.
Raiola gjithashtu i ka ofruar Pogban gjigantin francez, PSG-së, edhe pse tani është në negociata serioze me drejtuesit e Juventusit për ri-nënshkrimin e francezit.
Në favor të mesfushorit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dhënë gjithashtu miratimin e tij për rikthimin e Pogbas në Allianz Stadium. /Telegrafi/