Telegrafi

Raiola përmend tri klube jashtë Ligës Premier të interesuara për De Ligt

(Foto: Instagram/mdeligt_)

Agjenti i Matthijs de Ligt, Mino Raiola, ka dhënë detaje të reja për të ardhmen e mbrojtësit të Juventusit duke thënë se Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini mund të jenë ndër klubet e interesuara për klientin e tij.

Holandezi ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në qershor të vitit 2024, mirëpo nga vera e ardhshme do t’i aktivizohet klauzola prej 150 milionë eurosh e përfshirë në kontratën e tij.

22-vjeçari është i gatshëm për hapin e radhës dhe agjenti i tij tashmë e ka konfirmuar mundësinë për largimin e tij nga Bianconerët në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Raiola konfirmon se De Ligt është i gatshëm të largohet nga Juventusi - Chelsea e City 'fërkojnë duart'

Në një intervistë për NOS, të transmetuar nga Tuttomercatoweb, Raiola është pyetur nëse klubet nga Liga Premier janë të vetmet që mund ta përballojnë De Ligtin.

“Ndoshta, edhe Barcelona, Real Madridi e PSG”, është përgjigjur agjenti.

Gjatë tri sezoneve te Juventusi, De Ligt e ka fituar një titull të Serie A, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. /Telegrafi/