Telegrafi

Raiola ofron Donnarumman te Real Madridi dhe PSG-ja

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Agjenti i njohur i futbollistëve, Mino Raiola thuhet se e ka ofruar për shitje klientin e tij, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Portieri i talentuar italian nënshkroi vitin e kaluar vazhdimin e kontratës së tij me Rossonerët.

Megjithatë, aty thuhet se u vendos një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në rast se Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin

Por, kjo klauzolë u mohua nga drejtuesit e klubit, teksa agjenti i portierit, Raiola, nuk është ndalur duke kërkuar skuadër të re për klientin e tij.

Donnarumma pritet të largohet këtë verë nga Milani (Getty Images)

Mino Raiola është duke lëvizur për një destincion të ri për lojtarin e tij, Donnarumma dhe tashmë mendohet se e ka ofruar te disa skuadra të mëdha.

Sipas mediumit anglez The Sun, Raiola ia ka ofruar klientin e tij gjigantin spanjoll, Real Madrid dhe atij francez, Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Pesë portierët më të paguar në futboll – Hart i pesti, Neuer i pari

Ky raport i këtij mediumi thekson gjithashtu që edhe Milani është gati për shitjen e tij në rast se dështojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Milani mendohet se do të kërkojë rreth 65 milionë euro për portierin italian, pasi do të balanconte librat financiar, pas problemeve me UEFA-n. /Telegrafi/