Agjenti i njohur i futbollistëve, Mino Raiola thuhet se e ka ofruar për shitje klientin e tij, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Portieri i talentuar italian nënshkroi vitin e kaluar vazhdimin e kontratës së tij me Rossonerët.
Megjithatë, aty thuhet se u vendos një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në rast se Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Por, kjo klauzolë u mohua nga drejtuesit e klubit, teksa agjenti i portierit, Raiola, nuk është ndalur duke kërkuar skuadër të re për klientin e tij.
Mino Raiola është duke lëvizur për një destincion të ri për lojtarin e tij, Donnarumma dhe tashmë mendohet se e ka ofruar te disa skuadra të mëdha.
Sipas mediumit anglez The Sun, Raiola ia ka ofruar klientin e tij gjigantin spanjoll, Real Madrid dhe atij francez, Paris Saint-Germain.
Ky raport i këtij mediumi thekson gjithashtu që edhe Milani është gati për shitjen e tij në rast se dështojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Milani mendohet se do të kërkojë rreth 65 milionë euro për portierin italian, pasi do të balanconte librat financiar, pas problemeve me UEFA-n. /Telegrafi/