Mesfushori brazilian, Rafinha ishte afër transferimit te Real Betisi gjatë afatit kalimtar të verës.
Por në fund të afatit kalimtar dy skuadrat nuk arritën të bien dakord për disa klauzola dhe transferimi i tij dështoi.
E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo ka shkruar se megjithatë transferimi i brazilianit në Betis do të ndodhë në janar.
Rafinha mbeti pjesë e Barcelonës por që nuk ka pasur hapësirat e duhura tek skuadra e Ernesto Valverdes.
25-vjeçari ka luajtur vetëm 57 minuta këtë edicion në La Liga dhe ka kërkuar largimin në janar.
Betis do të tentojë huazimin e lojtarit me mundësi blerje në fund të stinorit për 30 milionë euro.
Gjithsesi për Rafinhan interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Liverpool, Inter, Galatasaray dhe Tottenham Hotspur.
Reprezentuesi brazilian ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2020. /Telegrafi/