Telegrafi

Radha e Nedim Bajramit, Shqipëria shton epërsinë

Shqipëria ka shtuar në epërsi ndaj Moldavisë (2-0) në pjesën e dytë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024.

Pas një pjesë të parë dominuese dhe me raste, Shqipëria nuk arriti të shënojë edhe pse goditi edhe shtyllën në këtë fraksion loje.

Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë me një super gol të shënuar nga Jasir Asani nga distanca.

Lexo po ashtu Super gol i Jasir Asanit, Shqipëria në epërsi ndaj Moldavisë

Por kuqezinjtë nuk u ndalen me kaq dhe vazhduar me paraqitje të mirë.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 76-të të takimit, kur Nedim Bajrami me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës shënoi për 2-0.

Shqipëria po shkon me hapa të sigurt drejt fitores së parë në këto eliminatoreve. /Telegrafi/