Adrien Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit për kontratë të re, kështu që tani ka filluar të diskutojë me klube të tjera, duke përfshirë Liverpoolin, Manchester Unitedin, Newcastle Unitedin, Milanin dhe Napolin.
Reprezentuesi francez kishte lejuar që kontrata e tij të skadonte verën e kaluar, vetëm për të nënshkruar një marrëveshje të re njëvjeçare dhe klubi besonte se ai do ta bënte përsëri në vitin 2024.
Juventusi këtë herë i ofroi atij një pagë prej 7 milionë euro në sezon plus 1 milionë euro bonuse.
Pas përfundimit të EURO 2024, Rabiot mori kohë për ta shqyrtuar ofertën dhe tani e ka refuzuar, ku pritet një njoftim zyrtar i vendimit të tij të enjten.
29-vjeçari tani është gati të fillojë negociatat me disa klube të tjera që kanë shfaqur interes, duke përfshirë emra si Liverpool, Manchester United, Newcastle United, Milan dhe Napoli.
Besohet se ai po kërkon 9 milionë euro për pagën e sezonit, që do të jetë e vështirë të arrihet në Serie A, por ndoshta më e lehtë në Ligën Premier.
Një produkt i akademisë së të rinjve të Paris Saint-Germain, ai iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë në verën e vitit 2019 dhe largohet pas 212 ndeshjeve, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 15 asistime.
Ai fitoi një Scudetto, një Supercoppa Italiana dhe dy Coppa Italia. /Telegrafi/