Audi ka konfirmuar se gjenerata e re e Audi R8 do të debutojë në muajin mars në Panairin e automjeteve në Gjenevë.
Përkrah këtij modeli pritet të vijë edhe vetura e veçantë, Audi R8 e-tron.
“Modeli e-tron do të prezantohet së bashku me pasardhësin e Audi R8… në mars, në Gjenevë, andaj do ta shihni”, ka thënë Ulrich Hackenberg, drejtori ekzekutiv i kompanisë.
Modeli i ri R8 do të vijë me dy modele të motorëve, 4.2 l V8 dhe 5.2 l V10.
Ky model do të jetë më i gjerë dhe më i ulët se modeli i kaluar. Specifikat tjera të veturave nuk janë publikuar. /Koha/Telegrafi/