Telegrafi

Qytetarët pengojnë policinë që ta arrestojë një serb në Zubin Potok

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i komunitetit serb është kapur duke tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në Zubin Potok, transmeton Telegrafi.

Ndërsa pas ndalimit që i ka bërë Policia e Kosovës personit të dyshuar, kanë reaguar një grup qytetarësh të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Siç bëhet e ditur në raportin e publikuar nga PK, personi i dyshuar kishte tentuar ta kalojë kufirin ilegalisht me kamionin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00./Telegrafi/