Site icon Telegrafi

Qytetarët argjentinas votojnë për ‘9-shin’ e kombëtares, zgjedhja e tyre do t’ju befasojë (Foto)

Mauro Icardi është votuar nga argjentinasit si zgjedhja e parë për sulmuesin qendërsulmuesin e kombëtares.

Televizioni shtetëror argjentinas, ‘TV Publica Argentina’, me redaksinë e saj të sportit ka krijuar një sondazh me pyetjen se kush duhet të jetë ‘9-shi’ i Argjentinës, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Bauza: Higuain është sulmuesi i parë, Icardi i treti

Pjesë e këtij sondazhi tre emra të mëdhenj të futbollit evropian, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain e Mauro Icardi dhe njëri nga kampionati argjentinas, Lucas Pratto.

Votat e pjesëtarëve të këtij sondazhi shkuan dukshëm në drejtim të sulmuesit të Interit, Icardit, i cili mori plot 43% edhe pse po injorohet nga trajneri Edgardo Bauzo.

Si i dyti më i votuari ishte Pratto me 27 për qind, ndërsa pas tyre erdhën Higuain me 22 për qind dhe  Aguero me 8 për qind. /Telegrafi/

https://twitter.com/tvp_deportes/status/824052392236875780

Exit mobile version