Site icon Telegrafi

Qeveria në hije britaneze interesohet për situatën politike në Maqedoni

Ministri britanez i punëve të jashtme i qeverisë në hije, Hilary Benn, ka adresuar disa pyetje për sekretarin shtetëror britanez për politikë të jashtme, në lidhje me vlerësimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, pas shpalljes së faljes nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përgjigja e sekretarit Philip Hammond, u bazua në deklaratën e ministrit britanez për Evropë, David Lidington, që shpreh shqetësim të thellë. Hammond tha se janë të shqetësuar me vendimin e Ivanovit për faljen e politikëve të cilët janë nën hetime, duke e konsideruar si mbrojtje për ministrat e korruptuar dhe të akuzuar, dhe duke e trajtuar si mungesë drejtësie për popullatën.

Philip Hammond shtoi se bashkë me bashkëpunëtorët tjerë ndërkombëtarë, është kërkuar që kryetari Ivanov ta tërheq këtë vendim. Shqetësime janë shfaqur edhe për nivelin e përkushtimit ndaj proceseve demokratike, nga ana e liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version