Telegrafi

“Qëndro në shtëpi” është sfidë e re për futbollistët e izoluar, nga Mustafi te De Ligt shfaqen duke larë duart dhe duke zhongluar me top

Pandemia coronavirus që ka prekur gjithë botën ka izoluar edhe futbollin.

Kampionatet kryesore në Evropë kanë pezulluar aktivitetin me të vetmin qëllim që mos të ketë më shumë futbollistë të prekur nga kjo pandemi.

E faqja më e madhe sportive në Instagram, 433 ka nisur një sfidë ku e ka titulluar ‘Qëndro në shtëpi’.

Futbollistët shfaqen duke larë duart e tyre dhe duke zhongluar me topin në një video rreth një minutëshe.

Matthijs De Ligt në vend të topit ka përdorur palloma duke zhongluar, ndërsa në të është shfaqur edhe Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar shihet në video duke pastruar duart dhe duke luajtur me top së bashku me fëmijët e tij.

Kësaj sfide ju kanë bashkangjitur edhe Donny Van de Beek, Denis Suarez, Dejan Kulusevski, Ryan Babel e futbollistë të tjerë.

Gjithsesi tifozët e futbollit e kanë pritur mirë, pasi po i shohin idhujt e tyre edhe pse futbolli është ndaluar. /Telegrafi/