Site icon Telegrafi

Pyetet se a do të futej në Big Brother, Vesa Luma: Po të ishte shpërblimi tre milionë edhe mund ta konsideroj

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, mesa duket është ndjekëse e rregullt e programit Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale se është fanse e Xhulit, gjersa ka kritikuar disa nga banorët për mënyrën se si ata i janë qasuar asaj me një gjuhë urrejtje të papërshtatshme.

Ndërkohë, një prej ndjekësve i ka replikuar këngëtares nga Kosova, duke e pyetur: “A do të hyje ti në Big Brother”.

Dhe këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” i është përgjigjur duke shkruar: “Me qenë shpërblimi tre milionë edhe mund ta konsideroj”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Mesa duket, Luma nuk është shumë entuziaste për t;iu bashkuar një formati të tillë, siç është ai i Big Brother VIP.

Vesa përndryshe ka mbi gjashtë vite që është shpërngulur në Zelandë të Re, së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre Lianin.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Largesa në kilometra duket se ka ndikuar që Vesa të jetë larg nga publiku edhe në muzikë, pasi ka tash e sa kohë që fansat e saj nuk kanë pranuar ndonjë këngë të re nga ajo. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/Instagram
Exit mobile version