Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, javë më parë konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga blogerja Afrona Dika.
Çifti i kanë dhënë fund lidhjes pas tre vitesh martesë, ndërkohë që arsyet theksoi se janë tërësisht personale.
I njëjti së fundmi është pyetur nga Prive se cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo të dytën.
Kjo pasi artisti ka qenë i martuar vite më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë dhe që u ndanë pas pak vitesh.
“Janë të ndryshme”, ka qenë përgjigja e Bleros duke mos dhënë më shumë detaje për publikun.
Ai tha se momentalisht është beqar dhe se po e shijon jetën, por është i hapur për mundësi të reja.
Nga ana tjetër, ai po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me projekte muzikore. /Telegrafi/