Telegrafi

Puyol mendon se Pique është më i mirë se Ramos dhe Van Dijk

Carles Puyol dhe Gerard Pique (Foto; David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ikona e Barcelonës, Carles Puyol, e shikon Gerard Piquen si mbrojtësin më të mirë në botë aktualisht.

Sipas ish-kapitenit të klubit katalunas, Pique është më i mirë edhe se Virgil van Dijk i Liverpoolit dhe Sergio Ramos i Real Madridit.

Matthijs de Ligt është duke u ngritur, Virgil van Dijk ka shpërthyer. Kush është qendërmbrojtësi më i mirë në botë? Gerard Pique, padyshim”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit

“Çfarë për Ramos dhe Pique? Gerard Pique”, ka thënë Puyol për Marca.

“A është Pique qendërmbrojtës më i mirë se ju? Po, ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Ne jemi të ndryshëm. Ai është çelësi i Barcelonës dhe kontribuon në çdo gjë. Ai është fenomenal dhe një shok i mirë”. /Telegrafi/