Site icon Telegrafi

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu francez Emmanuel Macron po zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u tha gazetarëve se lufta “mund të përfundojë brenda javësh” dhe gjithashtu pretendoi se Vladimir Putin do të lejonte paqeruajtësit evropianë të vendoseshin në Ukrainë ,si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, transmeton Telegrafi.

Përveç përmendjes se ai mund të takohet me Volodymyr Zelensky “këtë javë ose javën e ardhshme”, Trump gjithashtu ka konfirmuar se do të takohet me Vladimir Putin “në një moment”.

Lexo po ashtu Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kur u pyet nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, Trump tha “do të shohim”.

Macron tha se fuqia e ri-angazhimit të SHBA “është një burim pasigurie për Putinin”, dhe shtoi se Franca është “e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën”.

Në lidhje me perspektivën e përdorimit të trupave evropiane si paqeruajtës, Macron shtoi se trupat “nuk do të ishin në vijën e frontit, por do të shënonin një prani në Ukrainë si garanci”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version