Vladimir Putin gjatë orëve të para të ditës së sotme ka filluar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.
Por, kjo disa qytetarëve rusë nuk iu ka pëlqyer dhe e kanë kundërshtuar vendimin e të parit të shtetit rus dhe kanë në protesta në Moskë dhe Shën Petersburg.
CNN shkruan se të paktën 850 persona janë arrestuar në të paktën 44 qytete në të gjithë Rusinë, raportoi grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info.
Rusia ndalon demonstratat pa leje, por rusët mund të organizojnë protesta individuale me pjesëmarrjen e vetëm një personi.
Autoritetet të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe kallëzime penale.
Ndryshe, regjimi Putinit deri më tani ka arrestuar dhe burgosur disa pjesëtar të opozitës si Alexei Navalny. /Telegrafi/
На Пушкинской площади в Москве при задержании силовики ударили мужчину головой о землю. Кроме того, на площади начали задерживать людей в жилетках прессы
Видео: Avtozak Livehttps://t.co/n1ulhKfRC1 pic.twitter.com/iCMsE6Ph6R
— ОВД-Инфо (@OvdInfo) February 24, 2022