Site icon Telegrafi

Putin mund të përdorë bisedimet e paqes për të konsoliduar radhët e ushtrisë, thotë sekretari i Jashtëm britanik

Bisedimet e paqes me ushtarët rusë në Ukrainë mund të përdoren nga presidenti rus, Vladimir Putin për të konsoliduar forcat ushtarake përpara se të nisë një tjetër sulm, ka paralajmëruar sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Në një intervistë me The Telegraph, James Cleverly tha se ekziston rreziku “që një armëpushim, në fakt të përdoret nga Putini për të trajnuar më shumë trupa dhe për të prodhuar më shumë municion”.

Paralajmërimi erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden tha se do të ishte i përgatitur të fliste me Putinin nëse me të vërtetë kërkon t’i japë fund luftës – diçka që nuk ka ndodhur deri më tani, raporton skynews.

Megjithatë, Cleverly, i cili këtë javë mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht, vuri në dyshim nëse Putin do të angazhohej vërtet “për paqe”.

“Çështja është se ne duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm nëse bisedimet për “paqe” mund të bëhen me Vladimir Putinin”, tha ai.

Ai tha se nëse rusët përdornin ndonjë pauzë në luftime thjesht si mbulesë për t’u riarmatosur, mund të kishte edhe më shumë probleme në linjë.

“Atëherë gjithçka që do të ndodhë është se ne do të shohim pikërisht këto skena përsëri, por ndoshta, çfarë, nuk e di, gjashtë, 12, 18 muaj”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version