Rusia do t’i konvertojë pagesat e porosive të gazit në rubla, kështu të paktën ka thënë sot presidenti rus Vladimir Putin.
“Nuk ka kuptim të dorëzojmë porositë e mallit tonë në Bashkimin Evropian, SHBA dhe paratë t’i marrim në dollarë, euro dhe valuta tjera. Për këtë kemi vendosur të ndërmarrin një sërë veprimesh që pagesat të bëhen në rubla ruse”, shtoi Putin.
I pari i Federatës Ruse, ka theksuar se porositë do të vazhdojnë të shpërndahen në kuadër të marrëveshjeve të arritura më herët me shtetet e caktuara.
E urdhri për pagesat në rubla i është dhënë fillimisht Gazpromit, e më pas edhe kompanive tjera që funksionojnë si nënkontraktorë. /Telegrafi/