Telegrafi

Putin ka gjetur arsyetimin për dështimin në Ukrainë

Vladimir Putin pritet ta shkarkojë kreun e spiunazhit, FSB-së, Alexander Bortnikov, i cili do të jetë “kok turku” për dështimin në Ukrainë.

Burimet thonë se kjo do t’i shërbejë presidentit rus për t’u shfajësuar para popullit dhe për të parandaluar një grusht shteti të mundshëm.

Gjithashtu pretendohet se Bortnikov kohë më parë i kishte kërkuar shefit të tij që ta lejojë të dalë në pension, por që një gjë e tillë ishte refuzuar.

Lexo po ashtu Rusia pretendon se ka rrethuar Bakhmutin, por realiteti në terren dëshmon të kundërtën

Muajin e kaluar, 71 vjeçarin e kishte zërë gjumi në mes të një fjalimi të presidentit rus para gjeneralëve ushtarakë, raporton mirror.co.uk.

FSB-ja po shihet fajtore në parashikimin se ukrainasit do të mirëpresin rusët pushtues me lule dhe jo me plumba.

Gjithashtu skuadra e vrasjes së Bortnikovit kishte dështuar ta vrasë me një agjent nervor vdekjeprurës armikun e Putinit, Alexei Navalny.

Ai mendohet se do të pasohet nga zëvendësi i tij ambicioz, 61-vjeçari Sergei Korolyov, i cili raportohet të jetë në karantinë duke pritur takimin me Putinin.

Lexo po ashtu Rusët vrasin një mjek amerikan në Ukrainë

Korolyov është i afërt me një nga miqtë më të vjetër të Putinit, ish-kryeministrin Viktor Zubkov, 81 vjeç, dhe mediat opozitare raportojnë se ai ka lidhje mafioze.

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, 61 vjeç, mund të zëvendësohet gjithashtu me ish-ndihmësin e Putinit, Dmitry Mironov, 54 vjeç, tani një këshilltar i Kremlinit.

Ndryshe, gazetari i njohur Andrey Karaulov pret që Bortnikov të shkon në “pushime të gjata” dhe të zëvendësohej nga Korolyov.

Kanali telegram VChK-OGPU parashikoi gjithashtu zëvendësimin e Bortnikovit. /Telegrafi/