Telegrafi

Puthje dhe ledhatime, Kristi nuk përmbahet me valltaren gjatë festës së beqarisë së Luizit

Në Big Brother VIP Albania u organizua një natë beqari për këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejlli.

Për t’i argëtuar finalistët në shtëpinë e famshme u dërguan valltare të një klubi të natës të cilat u shfaqën të veshura vetëm në të brendshme dhe këpucë me taka.

Festën iu bashkuar edhe disa prej ish-banorëve teksa djemtë festuan deri në mesnatë duke shijuar vallëzime tejet provokuese nga ana e kërcimtareve.

Krsiti ndërkohë ishte i papërmbajtshëm, i cili nuk ka hezituar të jetë intim me disa prej tyre, madje me njërën nga vajzat ka shkëmbyer edhe puthje dhe ledhatime.

Lexo po ashtu Disa prej ish-banorëve u rifutën në Big Brother VIP Albania për të festuar natën e beqarisë së Luizit

Nata e beqarisë iu bë si dhuratë nga “Vëllai i Madh” për Luizin pasi ai pritet që edhe zyrtarisht të martohet me partneren e tij, Kiara Tito gjatë finales së 6 majit.

Luizi javë më parë i bëri një propozim romantikë Kiarës duke i kërkuara që të martohej me të.

Ndërkohë, kujtojmë që katër finalistët e BBVA përveç Luizit dhe Kristi janë edhe Efi dhe Deamishel. /Telegrafi/