Anthony Joshua ka qenë kryetemë e mediave sportive pas humbjes nga Oleksandr Usyk të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.
Ish-kampioni i botës nuk arriti t’i rikthejë titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO, pasi e humbi edhe rimeçin ndaj ukrainasit me vendim të gjyqtarëve.
Pas humbjes në King Abdullah Sport City Arena në Jeddah, britaniku mbajti një fjalim emocional në ring duke thënë shumëçka, teksa njerëzit pranë tij mundoheshin ta qetësonin.
Anthony Joshua fuming as Vasyl Lomachenko attempts to console him in the ring after the Oleksandr Usyk defeat: "F*** that s***, good boxing has to win."
[📽️ Fares Saied] pic.twitter.com/GIfVd2D0GR
— Michael Benson (@MichaelBensonn) August 21, 2022
I pushtuar nga emocionet dhe me gjasë i tronditur, ai nuk kishte kontroll mbi veprimet e tij, andaj ishte i pasjellshëm në reagimet, ndërsa në këtë nuk bëri përjashtim as babai i tij.
Babai i AJ ishte afruar te shkallët e ringut dhe u përpoq ta kapte për dore për ta qetësuar teksa ai largohej nga ringu, mirëpo boksieri ia largoi dorën duke i thënë: “Largohu nga unë” dhe vazhdoi të ecte duke ia kthyer shpinën.
Joshua ka kërkuar falje për sjelljet e tij duke thënë: “E zhgënjeva veten. Kam vepruar me pasion dhe emocion të pastër dhe kur nuk kontrollohen, nuk është mirë. E dua shumë këtë sport dhe do të jem më mirë që nga ky moment. Respekt.”
Britaniku tani po shikon rikthimin në ring në periudhën nëntor-dhjetor kundër një kundërshtari aktualisht të pazbuluar. Deontay Wilder dhe Dillian Whyte janë në mesin e kundërshtarëve potenciale. /Telegrafi/