Sipas rrjetit francez të radios RMC Sport, Real Madrid janë afër që të nënshkruajnë me portierin belg Thibaut Courtois dhe mesfushorin, Eden Hazard.
Marrëveshja për sigurimin e portierit belg është e afërt dhe madrilenëve do t’iu kushton 35 milionë euro.
Gjithashtu raportohet se shtatgjati do të nënshkruaj marrëveshje katërvjeçare kampionët e Evropës dhe Botës.
Madje, gardiani është duke kërkuar shtëpi të re në Madrid, aty ku familja e tij jeton tash e disa vite.
Edhe Hazard thuhet se dëshiron të largohet prej Stamford Bridget gjersa këtë dëshirë ia ka shprehur drejtorëve të Chelseat ndërsa i ka dhënë dritën jeshile agjentëve të nisin bisedimet me Los Blancos.
Të dy lojtarët aktualisht gjenden për pushime në plazhet fantastike të Spanjës, ku Hazard po pushon në Kosta del Sol ndërsa Courtios po kalon kohë në Ishujt Kanarie.
Ndryshe, Ish-lojtari i Altetico Madridit ka shpreh haptazi dëshirën për t’u kthyer në qytetin e Madridit dhe për të kaluar më shumë kohë me dy fëmijët e tij që jetojnë në kryeqytet me nënën e tyre. /Telegrafi/