Site icon Telegrafi

Punonjësit e Kryqit të Kuq nisen drejt Mariupolit

Punonjësit e Kryqit të Kuq janë nisur drejt qytetit të Mariupolit, qytet ky që prej fillimit të pushtimit rus ka qenë cak i sulmeve të pandërprera nga ushtria ruse.

Pak çaste më parë ata janë nisur për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje banorët e atjeshëm, që kanë ngecur në qytetin port të rrethuar nga ushtria ruse, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

“Për arsye logjistike dhe të sigurisë, do të jemi të gatshëm të fillojmë operacionin nesër, pasi të gjitha palët janë pajtuar që kjo nesër të ndodhë”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

Ndryshe sot pala ukrainase dhe ajo ruse janë pajtuar për të shpallur armëpushimin në Mariupol, me qëllim që të hapen korridoret humanitare dhe t’i jepet mundësia Kryqit të Kuq, të dërgojë ushqim e veshmbathje për mijëra banorë të atjeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version