Telegrafi

Pulla e re postare e Ukrainës

Ukraina së shpejti do të bëhet me pullë të re postare, të quajtur “Luftanija ruse, q….”, ka njoftuar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar.

Kjo pullë postare që i referohet incidentit në ishullin gjarpër, është realizuar nga artisti Boris Groh dhe gjatë votimit ka marrë më së shumti vota, ka thënë ndër tjerash zëvendësministrja, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Putin shkarkon kreun e inteligjencës ruse, dështoi në pushtimin e Ukrainës

13 roje kufitare ishin stacionuar në ishullin gjarpër, në një hapësirë prej rreth 16 hektarë në ishullin shkëmbor që gjendet 300 kilometra (186 milje) në perëndim të Krimesë, i kishin thënë luftanijes ruse, “Luftanije ruse q…”, pasi ushtarët rusë në këtë luftanije u kishin kërkuar të dorëzohen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati njoftuar në kohën kur ka ndodhur kjo, se do të nderojë me medaljen e heroit të Ukrainës, të gjithë ushtarët ukrainas për të cilët më vonë ishte raportuar se janë gjallë. /Telegrafi/