Site icon Telegrafi

Publikoi video të një vajze të mitur, arrestohet i dyshuari në Pejë për pornografi

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Pejë me dyshimet se në rrjetin social ka publikuar video pornografike të viktimës femër kosovare, e mitur.

Rasti ka ndodhur në janar 2023.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në rrjetin social ka publikuar video pornografike të viktimës femër kosovare, e mitur”, thuhet në raport.

Pas sigurimit të provave është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version