Ndarja mes Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon tash e gjysmë viti, por lavanderia e pistë ende po del në pah për atë që po ndodhte brenda marrëdhënies së tyre.
E së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video e vjetër në të cilën shihet nëna e ish-futbollistit duke bërë një gjest aspak të këndshmes ndaj ish-nuses së saj, e cila është kritikuar mjaft.
Ndonëse prej kohësh flitej se marrëdhënia e Shakiras me ish-vjehrrën e saj ishte shumë e mirë, në videon e ringjallur në rrjetet sociale nga fansat e Shakiras vlerësohet një moment jo-dashamirës i Montserrat Bernabeut ndaj artisten.
Në video shihet se të dyja po flisnin pranë Piques dhe në një moment të bisedës, ish-vjehrra i shtrëngon Shakiras faqen e majtë dhe më pas i bën shenjë që të heshtë, shkruan Marca.
Reagimi i Shakiras nuk mund të shihet pasi ajo ishte kthyer me shpinë nga kamera që incizoi ngjarjen, por nuk do të dukej si një bisedë miqësore, pasi Monserrat Bernabeu bën gjeste me duar dhe fytyra e saj nuk tregon se po bënte shaka.
Ndërkohë që kjo po ndodh, Pique as nuk i kushton rëndësi asaj që po ndodh dhe flet me një njeri që është gjithashtu në prapaskenë.
Siempre siempre me dio mala espina este ser maligno. Pobre @shakira menos mal abriste los ojos. https://t.co/FOoG1aAqwg
— Carlotta (@carla_dirty) January 23, 2023
Shakira përndryshe ka vendosur një kukulle shtrige në tarracën e shtëpisë së saj në Barcelonë, e cila shikon drejtpërdrejt nga shtëpia e ish-vjehërrve të saj, një situatë që e ka shqetësuar shumë Montserrat Bernabeun.
Programi spanjoll Más Vale Tarde (MVT) raportoi se gazetari Marc Leirado Millan tregoi se nëna e Piques madje kishte folur me një nga punonjëset e Shakiras për ta hequr atë kukull dhe të mos e kthente me pamje nga shtëpia e saj.
Mediat theksuan se pavarësisht kësaj, këngëtarja ka vazhduar ta vendos shtrigën në të njëjtin pozicion – duke e bërë kështu si në shenjë hakmarrjeje ndaj gjyshes së fëmijëve të saj. /Telegrafi/