Telegrafi

Publikohet traileri i filmit “Në kuadër të dashurisë”, premiera nga 9 tetori

Pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, dy prej protagonistëve kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u bënë pjesë e një filmi.

Dyshja më e përfolur në BBVA që konsideroheshin ‘rival’ në lojën e formatit u bënë protagonistë të filmit me titullin “Në kuadër të dashurisë”.

Dhe më në fund është publikuar traileri i shumëpritur i filmit, në të cilën shfaqen disa nga skenat kryesore.

Foto: Top Channel Films

Në film bëhet fjalë për një çifti të martuar (luajtur nga Luizi dhe Olta) prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

Foto: Top Channel Films

Përkrah Luizit dhe Oltës, në film luajnë edhe Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Ndriçim Xhepa, Olta Daku, Dea Mishel e shumë të tjerë.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli realizon 'cover'-in për këngën e Elvis Presley "Can't help falling in love"

“Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet premierë nga 9, 10 dhe 11 tetori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Telegrafi/