Telegrafi

Publikohet “Po Thu” nga Noizy dhe S4mm

Noizy nuk po ndalet së publikuari projekte të reja.

Bashkëpuntori i tij i radhës është reperi S4mm nga Tetova.

“Po thu” titullohet projekti dhe është punuar në muzikë nga Milly Beats.

Videoklipi është punuar nga Alban Selimaj, një regjisor i njohur klipesh me shumë talent.

Kjo këngë për Noizyn vjen vetëm pak ditë pasi solli projektin “Meksikane” me Varrosin.

Po ashtu, reperi ka gati edhe një bashkëpunim me Dafina Zeqirin që pritet të publikohet.

Ndërkaq, S4mm solli projektin “Dashuri” që arriti gati pesë milionë klikime për një muaj. /Telegrafi/