Telegrafi

Publikohet lista e luftëtarëve më të paguar – Tyson Fury lë pas Conor McGregorin dhe Anthony Joshuan

Tyson Fury është listuar si luftëtari më i paguar, duke fituar 46 milionë funte në 12 muajt e fundit, e që ka lënë pas Conor McGregorin dhe Anthony Joshuan.

Kampioni i WBC në peshat e rënda ka luftuar tri herë, duke ndryshuar pozitën e tij në listë. The Mirror raporton se 40 milionë euro vijnë nga luftërat që ka bërë, derisa gjashtë milionë të tjerë janë nga sponsorët.

Kjo gjë e bënë GFuryn sportisitin e 11-të në botë më të paguar, derisa ylli i UFC McGregor është në të 16-në dhe Anthony Joshua në të 19-në, në listën e publikuar nga Forbes.

Lexo po ashtu Forbes publikon milionerët e vitit 2020 - Federer i pari, ndiqet nga Ronaldo e Messi

Irlandezi, anglezi dhe boksieri meksikan Cancelo Alvarez janë në mesin e sportistëve më të paguar në botë.

Fury ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë gjigante ESPN në vitin 2019, ku fiton 80 milionë funte, por që nuk dihet se sa vjeçare është marrëveshja dhe sa i bije të fiton në vit, gjersa ka marrëveshje edhe me WWE.

Ai ka luftuar në Smackdown me Braun Strowman në këtë vit në Arabinë Sauditë, e që edhe aty kishte fituar një shumë të majme./Telegrafi/