Telegrafi

Publikohet klipi “Call You Mine”, Bebe Rexha vjen me paraqitje atraktive në video

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, të premten këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjell këngën e saj më të re.

Ajo ka bashkëpunuar me grupin e famshëm The Chainsmokers, për këngën e tyre të re me titull “Call you mine”.

Bebe Rexha dhe The Chainsmokers (Foto: Instagram)

Pasi sollën këngën në versionin audio me tekst, treshja në fjalë pak orë më pas sollën edhe klipin e tyre të ri.

Lexo po ashtu Bebe Rexha kundër ‘photoshop'-it: I dua të pasmet e mia të mëdha, nuk kam ndërhyrje dhe kam frikë nga "brisku"

Edhe këtë herë, Bebe Rexha nuk i zhgënjeu fansat e saj me një paraqitje tejet atraktive dhe provokese në video.

Me pamjen e re me flokët ngjyrë rozë, shqiptarja është dukur edhe më tërheqëse teksa performonte para dy djemve të grupit.

Rexha përndryshe vazhdon të jetë e angazhuar edhe me koncerte të shumta, dhe pas disa muajsh do të nisë turneun e saj gjigant në Amerikë. /Telegrafi/

(Klipi nuk është i disponueshëm për rajonin e Kosovës):