Telegrafi

Publikohet fotografia për të cilën fliste Kanye West, Kim dhe Meek shihen duke drekuar së bashku

Kim Kardashian dhe Meek Mill (Foto: Gettyimages/Guliver/Mirror)

Rep-artisti amerikan, Kanye West, së fundmi ka akuzuar bashkëshorten e tij, Kim Kardashian për tradhti.

Pas deklaratave të tij, është publikuar një fotografi në të cilën shihen Kim dhe Meek Mill, çka ngjalli edhe më shumë reagime, shkruan Mirror.

Kanye pretendon se ylli i Keeping Up With The Kardashians, e ka tradhtuar atë me Meek Mill, gjatë gjitit 2018.

Ai shtoi se takimet e dyshes kanë qenë më shumë për kënaqësi se sa për biznes.

Lexo po ashtu Meek Mill ndahet nga e dashura, vetëm disa ditë pasi Kanye West shkroi se Kim e ka tradhtuar me reperin

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i cili më pas u fshi, 43-vjeçari ishte shprehur se bashkëshortja e tij takohej me reperin për gjashtë vite me radhë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Bennett Raglin/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Tani, fotografia po nxit reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa Kim dhe Meek shihen duke drekuar në një restorant. /Telegrafi/