Telegrafi

Publikohet “Fatkeqësi” nga Mozzik, protagoniste në videoklip është Efi Dhedhes

(Foto: Screnshot/Instagram)

“Fatkeqësi” mban titullin kënga më e re e lansuar nga Mozzik, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producenti Rzon qëndron prapa këtij realizimi muzikor, i cili pritet të pëlqehet nga fansat e shumtë të Gramoz Aliut.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, derisa për anën vizuale është angazhuar produksioni Sekuencë që e ka xhiruar videon muzikore.

E veçanta e këtij projekti është se protagonistja femër në videoklip është Efi Dhedhes.

Lexo po ashtu Mozzik paralajmëron këngën e re, Efi pjesë e projektit?

Bukuroshja fitoi simpatinë e publikut pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të spektaklit televiziv, Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/