Një grup burrash në Gaza, duke mbajtur një flamur të bardhë, thuhet se donin të shpëtonin anëtarët e familjes së tyre – dhe pak minuta më vonë njëri u qëllua për vdekje.
Kështu së paku është raportuar nga disa media botërore, sipas të cilave, edhe pamjet e publikuara tregojnë një ngjarje të tillë.
Dhe Ramzi Abu Sahloul, një shitës rrobash 51-vjeçar, është identifikuar si njeriu që vdiq gjatë incidentit.
Ushtria izraelite kishte udhëzuar grupin që të evakuonte Khan Younis, i cili ishte rrethuar nga forcat IDF, por nëna dhe vëllai i Sahloul nuk mundën të dilnin nga një shtëpi aty pranë.
Por siç vë në pah Al Jazeera, përcjell Telegrafi, ushtria izraelite vuri në pikëpyetje vërtetësinë e videos nga një transmetues britanik ku tregohej një palestinez i paarmatosur në Gaza që mbante një flamur të bardhë duke u qëlluar për vdekje.
Horrifying :@EuroMedHR documented the execution of Palestinian citizen Ramzi Abu Sahlool, 51, in the Mawasi area two days ago. @itvnews photographer captured the incident after citizens were displaced from the area declared earlier safe by the Israeli army. Carrying a white flag,… pic.twitter.com/byFDRPKK72
— Ramy Abdu| رامي عبده (@RamAbdu) January 24, 2024
ITV News intervistoi Ramzi Abu Sahloul, 51 vjeç, në qytetin jugor Khan Younis duke thënë se ai dhe burra të tjerë planifikonin të gjenin të afërm në zonë dhe t’i sillnin ata në një vend më të sigurt me trupat izraelite të vendosura aty pranë.
Por pak minuta më vonë – ndërsa pesë burrat ecin në një rrugë me duart e tyre të ngritura dhe duke valëvitur një flamur të bardhë – dëgjohen të shtënat dhe vritet Abu Sahloul.
Mediat kanë kërkuar një koment nga ushtria izraelite mbi sulmin e cila u përgjigj se “nuk ishte në dijeni të këtij incidenti”.
“Videoja është e përpunuar qartë dhe ne nuk kemi asnjë mënyrë për të komentuar”, tha ai. /Telegrafi/