Telegrafi

Publikohen pamje nga momenti i plagosjes në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Pejë, më saktësisht në rrugën “Nënë Tereza”, ku një person ka mbetur i plagosur.

Të shtënat në mes të ditës kanë shkaktuar panik të madhe tek qytetarët.

Në një video të cilën e ka siguruar Telegrafi, shihet momenti i plagosjes si dhe qytetarët përreth të frikësuar.

Ndërkohë, lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si dhe është në kërkim edhe të personit tjetër i cili është i përfshirë në plagosje.

“Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që ta arrestoj edhe personin e tretë të dyshuar të rastit të plagosjes. Ndërsa jemi duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të katërt të këtij incidenti me armë, dhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja: