Telegrafi

Publikohen pamje, aty ku Lukaku raportohet se mban në duar fanellën e Chelseat

Romelu Lukaku është gjithnjë e më afër kompletimit të rikthimit tek Chelsea.

Sulmuesio belg raportohet se ka kompletuar testet mjekësore në Itali deh do të niset për në Londër që të bëjë prezantimin zyrtar.

Në mediat angleze dhe ato italiane kanë filluar të qarkullojnë pamje, aty ku shihet Big Rom me fanellën e Chelseat në duar.

Lexo po ashtu Lukaku prezantohet te Chelsea në këtë javë

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse sulmuesi belg i ka kryer testet mjekësore në Itali, mirëpo marrëveshja mes të tria palëve është arritur.

Chelsea do të paguajë te Interi plotë 115 milionë euro për kartonin e Lukakut, që do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Paga e tij te Blutë e Londrës do të jetë 15 milionë euro në sezon, derisa përfshihen edhe bonuset. /Telegrafi/