Paris Saint Germain dhe Barcelona më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit brazilian Neymar në Camp Nou.
Në fakt do të jetë një rikthim i brazilianit te Barcelona, nga ku u largua dy vite më parë në drejtim të Parisit.
Dy klubet kanë arritur një marrëveshje pas një kohe të gjatë negociatash dhe refuzimesh nga PSG.
BBC Sport ka raportuar se Barcelona ka pranuar të paguaj 200 milionë euro te PSG.
Përveç parave, katalunasit do t’i dërgojnë në kryeqytetin francez edhe tre futbollistë të tyre.
Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo do të nënshkruajnë kontrata me parisienët, ndërsa sulmuesi Ousmane Dembele do të huazohet për një vit në Parc de Princes.
Dy klubet kanë arritur tanimë këtë marrëveshje, por i mbetet kampionëve të Francës të gjejë gjuhë të përbashkët me lojtarët në fjalë.
PSG tani duhet t’i bind dyshen Rakitic-Todibo me kontrata, ndërsa Dembele më në fund ka pranuar huazimin e thjesht një vjeçar tek kampionët e Francës.
Zyrtarizimi i rikthimit të Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme. /Telegrafi/